INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Femrat ''shkulin flokët'' për të, aktori juaj i preferuar turk i habit të gjithë: Se kuptoj pse femrat magjepsen pas meje [FOTO]

Femrat ''shkulin flokët'' për të, aktori juaj i preferuar turk i habit të gjithë: Se kuptoj pse femrat magjepsen pas meje [FOTO]

Publikuar më: 20:52 06-09-2018

Serialet turke janë bërë ndër serialet më të ndjekura në Shqipëri dhe jo vetëm e siç duket njerëzit kanë filluar të krijojnë pëlqime të ndryshme për aktorë apo aktore të ndryshme. Tashmë, aktorët turq janë kthyer në personazhet më të preferuar të shqiptarëve dhe jo vetëm. E një ndër aktorët turq më të dashur nga publiku, sidomos femrat, është Ibrahim Çelikkol.

Ai është bërë i njohur për të gjithë ne me rolin e Ferhatit në serialin “Dashuri bardhë e zi” dhe mund të themi se pas tij çmenden të gjitha vajzat.

Ibrahim Çelikkol është një prej aktorëve turk më seksi, mirëpo në një intervistë të dhënë së fundmi ai shprehet se nuk e kupton se çfarë i tërheq femrat tek ai.

“Nuk më pëlqen kur më thërrasin seks simbol, por më pëlqen që të dukem bukur. Kujdesem për veten mjaftueshëm dhe mendoj se të paturit kujdes për të qenë sa më estetik, nuk i dëmton maskilitetin askujt. Shumica e aktorëve në Turqi e kanë filluar karrierën e tyre nëpërmjet modës, kështu që nuk është aspak e pazakontë që një mashkull të ketë rutinën e tij të ‘bukurisë’. Për të patur trupin që kam tani, jam ushtruar gati 6 muaj intensivisht. Sinqerisht nuk e kam të qartë përse femrat ‘magjepsen’ pas meje, pasi vetja më duket tepër i zakontë. Por, më kanë thënë shpesh që kam sy shumë shprehës dhe ndoshta kjo sjell këtë efekt”, ka thënë Ibrahim.

FEHRAT.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033769607543945