INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Femrat që dashuruan Prince përgjatë jetës së tij

Femrat që dashuruan Prince përgjatë jetës së tij

Publikuar më: 15:05 22-04-2016
Çdonjëri nga 39 disqet e tij ka ngjyrime nga historitë me femrat që ka patur në jetë.
Dhe duhet thënë se jeta e tij personale ishte vërtet shumëngjyrëshe, me lidhje romantike me femra të famshme midis viteve ’80 dhe ’90.
 Mjafton të përmendim Madonën, Kim Basinger, Sherylin Fenn apo Carmen Electra. Të gjitha kanë kujtuar me nostalgji kohën kur shoqëroheshin me këngëtarin dhe ka patur prej tyre që e kanë quajtur edhe  dashurinë e jetës.
 
Vanity ishte  femra e parë të cilën ai e bëri edhe vokaliste të grupit që krijoi më pas “Vanity 6”. Thuhet se Susan Moonsie ka qenë frymëzimi për këngën “When doves cry” dhe se ata u ndanë pasi Prince nisi të dilte me Susannha Melvoin që u bë më pas edhe lidhja e parë serioze e tij duke përfunduar në fejesë në 1985.
 
Një tjetër hyrje në jetën e yllit të popit, ka qenë Madonna. Ata dolën bashkë për një periudhë të shkurtër gjatë kohës së duetit në “Love song”. Ajo mendohet se e la Prince pasi takoi Sean Peann.
 
Me Sherilyn Fenn këngëtari u shoqërua për pak kohë gjatë viteve “80 por ata mbetën miq deri në fund.
 
Kim Basinger doli me Prince në vitin 1989 kur ajo luante në filmin Batman. Bashkë patën një histori dhe single-in epic “Come on” që përfshin edhe fjalë apo rënkime të cilat thuhet se janë regjistruar ndërkohë që çifti po kryente marrëdhënie. “Ka qenë një periudhë e vecantë e jetës time nga e cila kam kujtime të mrekullueshme: ka thënë aktorja.
 
Kjo histori pasohet më tej nga Tara Leigh Patrick e cila më pas e quajti veten me emrin e skenës Carmen Electra me sugjerim të Prince.
 
Nona Gaye ( vajza e Marvin Gaye) është e radhës në listën e të dashurave të Prince dhe ata u njohën kur ajo ishte vetëm 18 vjec në fillim të viteve ’90. Kur ata u ndanë ajo tha për revistën “People”: “Zemra ime është e copëtuar. Unë mendoj se ai është shumë i bukur”.
 
Mendohet se Prince i kishte propozuar asaj përpara se të ndaheshin dhe ai të lidhej me Mayte Garcia  që do të bëhej edhe gruaja e tij e parë.  Ata u takuan në   1990 kur mamaja e saj I dërgoi ekipit të Prince, një video të Mayte atëherë 16 vjeç duke kërcyer.  Prince e bëri atë pjesë të turit “Diamons and Pearls” ndërsa kënga “The most beautiful girl in the world” është shkruar për të.  Një vit më pas ata u martuan në 1996 dhe po atë vit patën një djalë  që më pas u diagnostikua me një anomali dhe vdiq vetëm një javë pasi kishte lindur.
 
3 vjet më vonë ata u ndanë.Ishte koha kur Prince u bë edhe një dëshmitar I Jehovait .
 Këngëtari do të martohej edhe njëherë tjetër me Manuela Testolinin në 2001, kur ishte 43 vjeç. Çifti u njoh në një mbrëmje bamirësie. Ishte vendimi i Testolinit për ta lënë këngëtarin në 2006 dhe ai nuk e fshehu se sa I lënduar mbeti nga kjo.
 
Në vazhdim Prince nisi një lidhje me Bria Valente e cila është e dashura e fundit e konfirmuar  e këngëtarit.
 
 
 
Article Logic
Execution time: 0.0036649703979492