INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Femra, nëse bëni këto 4 gjëra ai do t’iu braktisë. Kujdes!

Femra, nëse bëni këto 4 gjëra ai do t’iu braktisë. Kujdes!

Publikuar më: 11:40 02-05-2017
Ekspertët  kanë dhënë disa këshilla si të silleni me partnerin tuaj, në mënyrë që ai mos t’iu braktisë.
Edhe pse mund të duken detaje të vogla,sërish kushtojini vëmendjen e duhur.
 
1. Mos ja merrni frymën
Secili prej nesh ka nevojë për hapësirën e vet dhe kur partneri nuk e respekton këtë fakt ka shumë mundësi që të ndahen. Sipas intv.al nuk duhet t’ia  merrni energjinë partnerit tuaj, sepse mund të përfundoni në ndarje. Gabimi më i madh që mund të bëni është të përqëndroni çdo gjë rreth jush dhe ta lini atë në plan të dytë. Pakënaqësia e tij do rritet dhe në fund do t’ju lërë.
2. Mos  e fajësoni për çdo gjë
Gjëja më e keqe që mund të bëni është të fajësoni dikë për çdo gjë. Nëse nuk  diskutoni për ndonjë problem në çift dhe ta fajëosni direkt atë të parin, shtohet mundësia që ai t’iu braktisë. Tregoni kujdes, mos u mundoni të dukeni sikur ju nuk gaboni.
3.  E trajtoni si mamanë tuaj
Një fëmijë merr energjinë dhe përkushtimin maksimal të mamasë së vet. Nëse ju e trajtoni partnerin tuaj në këtë mënyrë ka shumë mundësi që ai të lodhet ndaj jush dhe t’iu braktisë. Mos harroni rolin e tij në jetën tuaj dhe mos i ngatërroni gjërat më shumë.
4. Nuk qëndroni dot vetëm
Një ndër  gabimet që bëjnë çiftet është se nuk krijojnë një jetë përtej lidhjes së tyre. Fakti që ju e dashuroni njëri-tjetrin nuk do të thotë se duhet të qëndroni gjatë gjithë kohës bashkë. Në këtë mënyrë ju e varni jetën tuaj nga partneri juaj dhe në momentin e parë që duhet të qëndroni vetëm e përjetoni keq këtë gjë.  Nëse partneri e vëren sjelljen tuaj, sipas intv.al ka shumë mundësi të lodhet nga ju dhe të largohet. 
Burimi: Your Tango
Përshtati: Anisa Bega
Article Logic
Execution time: 0.002000093460083