INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Femra, ju kanë ardhur menstruacionet ndërkohë që jeni në plazh? Mos u mërzisni, bëni këto 3 gjëra!

Femra, ju kanë ardhur menstruacionet ndërkohë që jeni në plazh? Mos u mërzisni, bëni këto 3 gjëra!

Publikuar më: 12:30 08-08-2018
Një nga gjërat që femrat mërziten kur shkojnë më pushime, është edhe fakti nëse në të njëjtën periudhë i vijnë edhe  menstruacionet.
Nuk duhet ta vrisni mendjen, sepse ka zgjidhje për këtë gjë. Mos mendoni se duhet të qëndroni në çadër dhe të humbisni zhytjen në det. Sipas intv.al ja çfarë duhet të bëni:
1. A është higjenike të notosh gjatë menstruacioneve?
Në fakt, nëse përdorni një tampon është jashtëzakonisht e pamundur  të përhapet infeksion. Në rastet kur ndodheni në det, sipas intv.al nuk përbën problem, por në pishina duhet të bëni kujdes, pasi nuk mund të notoni kur jeni me menstruacione.
2. A ndikon noti te dhimbjet?
Ushtrimi me intensitet të ulët (si noti), në të vërtetë mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve tuaja të menstruacioneve, pasi trupi juaj liron endorfinë, kur ju ushtroni të cilat veprojnë si një ilaç për dhimbje koke . 
3. Si t’ja bëni që të tjerët mos ta dallojnë se ju jeni me menstruacione?
Nuk ka asnjë arsye që dikush të dijë se jeni në periudhën tuaj të menstruacioneve. Ju mund të vishni rroba banje me ngjyrë të errët. Prandaj, shijoni pushimet tuaja femra dhe mos e vrisni mendjen.
Burimi: Cosmopolitan
Përshtati: Anisa Bega
Article Logic
Execution time: 0.0038449764251709