INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Femra dhe plot dollarë! Morena Taraku publikon këngën e saj të re 'SWAG', e cila flet për jetën e saj luksoze [VIDEO]

Femra dhe plot dollarë! Morena Taraku publikon këngën e saj të re 'SWAG', e cila flet për jetën e saj luksoze [VIDEO]

Publikuar më: 16:08 14-07-2019

Morena Taraku është një ndër këngëtaret më të komentuara në mediat rozë si për shkak të profesionit ashtu edhe për jetën private. Ajo ndiqet nga shumë fansa në rrjetet sociale të cilët i mban të përditësuar vazhdimisht me foto dhe video nga përditshmëria ku tregon jetën luksoze që bën.

Së fundmi Morena ka sjellë një këngë të re për publikun e cila mban titullin ‘Swag’ dhe mesa duket publiku po e pret shumë mire këtë këngë.

Në këngë Morena flet për jetën e saj luksoze dhe për herë të parë e shohim të bëjë rap duke e shoqëruar me një videoklip ekstravagant ku në fillim tregon se bota rrotullet rreth saj, më pas e shohim mbi tufa me para dhe në skenën tjetër rrethuar me femra teksa mbajnë lodra nëpër duar.

Melodia e këngës është realizuar nga NLS, i cili ka shkruar edhe një pjesë të tekstit, ndërsa pjesën tjetër e ka shkruar vetë këngëtarja Morena.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034959316253662