INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fëmijët janë të traumatizuar, Angelina i lutet Brad Pitt

Fëmijët janë të traumatizuar, Angelina i lutet Brad Pitt

Publikuar më: 21:57 08-12-2016

Gjërat po përkeqësohen më shumë në çështjen e divorcit të Angelina dhe Brad! Dhe ata që shqetësojnë më shumë, janë pikërisht fëmijët. Angelia Jolie i është lutur ish-bashkëshortit të saj për të gjetur një prefesionist që t’i ndihmojë fëmijët pasi ata ende janë të traumatizuar nga ajo çfarë ka ndodhur në avionin privat para 3 muajsh, bën me dije TMZ.

Aktorja i ka dërguar një email ekipit ligjor të Brad më 1 dhjetor, duke propozuar që të dy të marrin pjesë në seanca me një specialist për traumat, kështu që mund të mësojnë se si t’i ndihmojë fëmijët të kalojnë këtë periudhë të vështirë. 

Një tjetër shenjë se situata është ende e rëndë? Përfaqësuesi ligjor i Brad, është shprehur në dokumenta se 2 djemtë e mëdhenj, Maddox dhe Pax, ndoshta nuk duan të vizitojnë babain e tyre. 

Të presim se çfarë përgjigje do t’i japë kërkesës së Angelina.

Article Logic
Execution time: 0.0037550926208496