INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
FBI: Kemi gjetur mënyrë se si të thyejmë kodin e iPhone

FBI: Kemi gjetur mënyrë se si të thyejmë kodin e iPhone

Publikuar më: 11:22 23-03-2016

Një kthesë e befasishme ajo e një prej rasteve gjyqësore më të diskutuara, ajo e Apple kundër FBI-së.

FBI bëri me dije se mund të ketë gjetur një mënyrë të re për të çkoduar telefonin e vrasësit të San Bernardinos pa ndihmën e Apple. Mësohet se një seancë dëgjimore në gjyq me kompaninë Apple është shtyrë më kërkesë të Departamentit të Drejtësisë.

Bëhet fjalë për një ngjarje vertetë të shumë pritur, të cilës i ishte referuar dhe administratori Tim Cook në prazantimin e produkteve të reja. Nëpërmjet një dokumenti të prezatuar në gjykanën e Riverside, ditën e hënë, qeveria ka thënë  se “një palë e tretë i ka treguar FBI një metodë të mundshme për të zhbllokuar iPhone di Farook. Një fazë testimi është kërkuar për të përcatuar nëse është një metodë e vlefshme për të hapur telefoni.

“Nëse kjo do të ishte një mënyrë e mundshme për të arritur qëllimin, nuk do të ishte më e nevosjhme ndihma e Apple”.

Ende nuk ka të dhëna në lidhje me identitetin e palës së tretë që ka ofruar metodën.

Çfarë do të ndodhë?

Kjo kthesë e papritur e FBI-së, mund të kthehet  shumë e dëmshme për imazhin e Apple, e cila aktualisht kërkon nga qeveria të tregojë, si në një lojë pokeri, çfarë letrat ka në dorë.

Aktualisht kompania ende në ka dijeni në lidhje me sistemin që do të përdorë qeveria në përpjekje për të hyrë në telefonin e Farook.

Po kjo lëvizje e befasishme mund të transformohet  në një bumerang dhe për autoritet amerikane.

Për më shumë se një muaj, ekspertët e qeverisë kanë pretendruar që “vetëm Apple” kishte teknikët e duhur për të asistuar në çështjen e San Bernardino.

Në më pak se 48 orë nga seanca gjyqësore një ”burim i jashtëm” prezantohet si zgjidhje e problemit. Deklarata e FBI-së kanë bërë një rezonancë të madhe ne botë, sepse kanë sjellë në vëmendjen që ekspertë të fushës në sigurisë elektronike dhe hacker-ingut, janë të interesuar në këtë çështje.

Article Logic
Execution time: 0.0039620399475098