INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Faydee prezanton “Nobody” me Kat Deluna [VIDEO]

Faydee prezanton “Nobody” me Kat Deluna [VIDEO]

Publikuar më: 20:31 08-09-2016

Në listën e këngëtarëve që preferoni më shumë sigurisht është edhe Faydee. Mjafton të përmendim hitet e tij “Cant’t let go”, “Lullaby”, “Laugh Till You Cry”, “Who” dhe do të i’u zgjohet dëshira për të kërcyer. Artisti libanezo- australian është shumë i suksesshëm në Shqipëri, ka performuar disa herë në klubet shqiptare e po ashtu ka një raport të mirë me publikun këtu.

Ashtu si vetë Faydee kishte konfirmuar për IN Report, bashkëpunimi i tij erdhi, dhe në fakt është me të vërtetë një tjetër hit. “Nobody” mban titullin kënga e tij më e rë, këngë për të cilën ka bashkëpunuar me Leftside dhe  Kat Deluna, artiste ndërkombëtare, siç edhe Faydee është. Klipi me shumë skena kërcimi është stil amerikan, por xhirimet në të vërtetë janë bërë në Bullgari. Si çdo herë tjetër, edhe këtë herë Faydee e ka shumë të vështirë të na zhgënjejë.

Article Logic
Execution time: 0.0040318965911865