INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Favorizoni k***at’, sociologu sulmon hapur Era Istrefin pas dekorimit nga Presidenti Thaçi [FOTO]

‘Favorizoni k***at’, sociologu sulmon hapur Era Istrefin pas dekorimit nga Presidenti Thaçi [FOTO]

Publikuar më: 16:04 21-07-2018

Pas performancës që bëri në hapjen e finales së Botërorit ‘Rusi 2018’, Era Istrefi rrëmbeu vëmendjen kryesore të mediave. Këngëtarja këto ditë ka udhëtuar drejt vendit të saj, Prishtinës ku edhe u dekorua me mdelaje mirënjohjeje nga ana e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Mirëpo, përveç atyre që mendonin se dekorimi i Erës ishte i merituar, ka pasur dhe nga ata që kanë shpërthyer kundër këngëtares shqiptare. Njëri ndër tyre ka qenë dhe sociologu i njohur Ergys Mërtiri, i cili nëpërmjet një shkrimi ka kritikuar ashpër këngëtaren dhe e ka quajtur dekorimin e saj si një degradim kulturor të Kosovës dhe Shqipërisë.

Sipas tij fakti që Era u zgjodh për të kënduar në Botëror  nuk tregon asgjë mbi vlerat artistike të këngës, pasi muzika që Era përfaqëson është komerciale dhe pa vlerë artistike.

“Ti japësh Era Istrefit medaljen jubilare të 10 vjetorit të pavarësisë do të thotë të kesh ngatërrim zorrësh në tru, do të thotë të degjenerosh vlerat më të thella të një shoqërie që ia doli të çlirohet nga një robëri 100 vjeçare, duke i shkartisur këto me vlerat e një kulture që promovon gjithçka profane e vulgare si konsumin, vanitetin, mendjelehtësinë, të mosmenduarit, të qenit bosh, egoizmin, banalitetin etj. Ky lloj pseudoarti është modeli më i keq që mund ti ofrojmë shoqërisë e sidomos të rinjve.

E njëjta gjë ndodh rëndom edhe në Shqipëri, ku mediokriteti dhe banaliteti janë kudo më të kërkuar dhe më të vlerësuar. Ndërsa prishet godina e teatrit sheshet e bashkisë ushtojnë nga koncertet e sharabajkave të botës që vijnë e pozojnë si yje që po iu hapin sytë edhe shqiptarëve.

Mesazhi që na vjen nga presidenca në Kosovë, siç ndodh rëndom edhe në Shqipëri është i trishtë. Ky shtet nuk interesohet për vlerat, kulturën dhe artin e vërtetë, por vlerëson dhe nderon vetëm çingijet, ndërsa favorizon gjithmonë kopukët, kurvat dhe hajdutët!", kanë qenë disa nga fjalët që ka shkruar ai në status.

erferf.png

Article Logic
Execution time: 0.0037240982055664