INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fatmir Hysenbelliu tregon sakrificën që ka bërë për Anxhelinën: Aty u fundos karriera ime…[VIDEO]

Fatmir Hysenbelliu tregon sakrificën që ka bërë për Anxhelinën: Aty u fundos karriera ime…[VIDEO]

Publikuar më: 17:04 29-02-2020

Vite më parë Anxhelina Hadërgjonaj dhe Oni Hysenbelliu ishin në një lidhje që nuk mbeti pa qenë në qendër të vëmendjes së mediave. Edhe ndarja e tyre e papritur u komentua shumë megjithatë ata deri më sot nuk e kishin zbuluar arsyen.

Teksa ishte i ftuar në emisionin “Glamour Zone”, Oni u shpreh se distanca ishte arsyeja e ndarjes me Anxhelinën dhe ka treguar sakrificën më të madhe që ka bërë për dashurinë. Gjatë intervistës ai ka treguar se u kthye nga Italia në Shqipëri për Anxhelinën dhe për gjatë një viti ata kanë qëndruar pranë njëri-tjetrit gjithë kohën.

“Kisha një kontratë futbollistike në Itali dhe e lashë për t’u kthyer në Shqipëri për 6 muaj, pastaj do kthehesha prap atje se kështu e kisha në kontratë. Pastaj thashë do rri edhe 6 muaj të tjera në Shqipëri dhe pastaj aty mori lishezë karriera ime futbollistike në Shqipëri, duke u përplasur me të gjitha gjërat negative që ka sporti në këtu, mu shpif të luaja futboll”, u shpreh Oni, duke theksuar se nuk është penduar.

Article Logic
Execution time: 0.0036799907684326