INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fatmir Hysenbelliu ia bën “BOOM”! Kapet “mat” në jaht me këngëtaren e njohur amerikane [FOTO]

Fatmir Hysenbelliu ia bën “BOOM”! Kapet “mat” në jaht me këngëtaren e njohur amerikane [FOTO]

Publikuar më: 18:38 07-09-2017

Ai është një ndër meshkujt më të përfolur në showbiz-in shqiptar, herë për lidhjet me emrat e njohur si Anxhelina Hadërgjonaj, Angela Martini apo edhe Pamela Anderson, herë për pushimet në vendet më të shtrenjta dhe makinat luksoze. Oni Hysenbelliu mesa duket e ka si “GOAL” të shoqërohet me femra shumë të njohura dhe le të themi që ia ka arritur qëllimit.

Pas Pamela Anderson, biznesmeni i famshëm shqiptar, është fotografuar në jahtin e një nga këngëtareve më të njohura, as më shumë dhe as më pak se Nicole Scherzinger.

Është Dailymail që ka publikuar disa foto të këngëtares amerikane në një jaht në Ibiza, ku përkrah saj ndodhej Fatmir Hysenbelliu, me syze dhe kapele të kuqe. Fillimisht dyshuam, por kur i hodhëm një sy Instagram-it të Onit ku kishte postuar foto nga Ibiza, i bëmë dhe pak “zoom” fotove, të gjitha dyshimet u shuan.

 collagehyseni.jpg

 

Të ketë diçka mes tyre, të jenë thjesht shokë vallë apo thjesht janë ndodhur rastësisht në të njëjtin jaht?! 

Article Logic
Execution time: 0.0038230419158936