INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fatma Methasani rikthehet në ekran me projektin e ri në këtë televizion!

Fatma Methasani rikthehet në ekran me projektin e ri në këtë televizion!

Publikuar më: 12:25 01-05-2021

Të gjithë mezi po presim të shohim në ekran moderatoren shumë të dashur për publikun, Fatma Methasani!

Më në fund një projekt televiziv na sjell në ekran moderatoren edhe e zbuloni më poshtë për çfarë bëhet fjalë!

fatmatrgtatnevendinintim-620x362.png

Gen Z është emisioni më i ri në Euronews Albania me fokus tek të rinjtë e talentuar, ekselentë dhe që kanë spikatur në fushat e tyre.

Të rinj të cilët na prezantojnë me krijimet e tyre të veçanta, vijnë për herë të parë në ekranin shqiptar dhe nuk do të jenë vetëm, pasi do të kenë përballë një personazh të showbizit shqiptar me të cilin do të diskutojnë mbi përvojat e tyre.

Nën moderimin e moderatores energjike, Fatma Methasani, Gen Z premton mjaft momente të bukura e frymëzuese. Emisionin e plotë do të mund ta ndiqni duke filluar nga java tjetër, çdo ditë nga e hëna në të enjte në orën 15:30, në Euronews Albania.

Kujtojmë se Fatma tashmë është në drejtimin e televizionit "IN" dhe se ky program është një projekt dhe që moderatorja nuk është pjesë e "Euronews Albania" dhe vazhdon të jetë në krye të INTv. Me anë të një postimi në Instagram Fatma na tregon se këtë projekt e ka shumë përzemër dhe mezi po presim ta shohim në ekran.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039060115814209