INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Fati i vendit vendoset në darkat luksoze. Po epitetet më të tmerrshme, kush i meriton?'

'Fati i vendit vendoset në darkat luksoze. Po epitetet më të tmerrshme, kush i meriton?'

Publikuar më: 12:44 29-04-2018

Nuk ka ndalur sulmet gjatë gjithë fjalimit ndaj asaj që ai e konsideroi se meritonte epitetet më të tmerrshme. Kështu kryetari demokrat Lulzim Basha foli për një qeveri që Rama e ka kthyer në personale, e cila vendimet e rëndësishme i mer mes darkave luksoze.
Lulzim Basha
Qeverisja e Edi Ramës në këto 5 vite, ka merituar epitetet më të tmerrshme që i janë bërë ndonjëherë qeverive në pluralizëm. Ajo është kriminale. Eshtë qeveri hajdute. Mashtruese. Eshtë qeveri e një grushti njerëzish. Eshtë anti-popullore. Eshtë një kastë që shërben vetëm interesat e saj. Uzurpuese e cdo pushteti, sunduese. Qeveri që nuk dëgjon. Që i ka braktisur njerëzit. Arbitrariteti dhe dekreti personal kanë zëvendësuar ligjin. Qeverisja është thjesht zbatimi i dëshirave dhe kapriçove personale të një individi. Ligji në vend t’i kufizojë këto kapriçio dhe këtë arbitraritet i mundëson ato. Nëse ligji nuk i pëlqen, Edi Rama e shpërfill. Nëse Kushtetuta nuk e lejon, ai e dhunon. Nëse ligji e ndalon, Rama bën tjetër ligj që e lejon. Lakejtë e tij në Kuvend e kanë kthyer parlamentin në zyrë noteriale personale të Edi Ramës. Sot në Shqipëri plaçkitet me ligj. Sot në Shqipëri trafikohet me ligj. Sot në Shqipëri shkatërrohet me ligj. Këtë realitet Edi Rama nuk arrin ta fshehë më me bojën e skaduar të propogandës. Në Shqipëri Edi Rama ka instaluar një qeveri private ku vendos vetëm ai. Mjaftojnë tre faktë për ta dëshmuar këtë: Kuksianët janë në burg. Dritan Zagani është në mërgim.Saimir Tahiri është në parlament. Kuksianët që ngritën zërin kundër dhunës së qeverisë për mbijetesën e fëmijëve të tyre u rrëmbyen natën nga shtëpitë e tyre dhe sot 4 prej tyre akoma mbahen në burg si kriminelë të rrezikshëm. Kurse Saimir Tahiri, dora e djathtë e Edi Ramës dhe dora mbrojtëse e trafikut të drogës dhe e krimit, i cili e ktheu policinë në organizatë kriminale, sot ka lirinë dhe privilegjet e deputetit. Sepse në këtë regjim edhe drejtësia është Edi Rama. Është ai që vendos se çfarë është provë dhe çfarë nuk është provë. Është ai që vendos se kush duhet të arrestohet dhe kush jo. Është ai që vendos se kush duhet të dënohet dhe kush jo. Nuk është kuvendi, nuk është qeveria, nuk janë institucionet shtetërore që bëjnë politika dhe vendosin politikat e vendit. Është Edi Rama me një grusht klientësh, dhe në ortakëri me krimin. Sot në Shqipëri nuk ka më procese institucionale. Nuk ka më proces politike. Vendimet më të rëndësishme të vendit për politikën, për ekonominë, për të ardhmen e vendit, merren në dreka dhe darka private, në lokale luksoze mes alkoolit dhe argëtimit të mbrapshtë. Në këto darka vidhet dhe dhunohet Shqipëria. Vritet e ardhmja e shqiptarëve. Në këto darka një grusht kanibalësh politikë dhe ekonomike ushqehen me pasuritë e Shqipërisë. Këta vjedhin dhe plaçkisin pasuritë publike sikur ato të ishin pa zot. Me këta në pushtet mijëra të rinj mbeten jashtë universiteteve për shkak të tarifave të rritura. Me këta në pushtet, dhjetëra trafikantë dhe përdhunues janë bërë kryetarë bashkish dhe deputetë. Me këta në pushtet, qindra milionë ju jepen çdo ditë një grushti oligarkësh miq të kryeministrit. Çdo politikë publike sot ka vetëm një qëllim: grabitjen e parave dhe pasurive publike maskuar nën fasadën e reformave.

Article Logic
Execution time: 0.0036051273345947