INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fati i Teatrit Kombëtar, kë pret në takim sot Erion Veliaj?

Fati i Teatrit Kombëtar, kë pret në takim sot Erion Veliaj?

Publikuar më: 09:47 18-06-2018

Bashkia e Tiranës vijon turin e dëgjesave publike në lidhje me fatin e Teatrit Kombëtar. Javën e shkuar përballë kryetarit të Bashkisë ishin aktorët ndërsa sot një tjetër kategori do të zhvillojnë një seancë dëgjimore. Bashkia njofton se paraditen e së hënës do të zhvillojë dëgjesë me arkitektë dhe urbanistë lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar. Por nisja e dëgjesave publike nuk ka ndaluar protestën e aktorëve që kundërshtojnë shembjen e Teatrit Kombëtar. Ata çdo ditë zhvillojnë protestë pranë Teatrit, ndërsa thonë se nuk do të lejojnë shembjen e tij. Reagimi i aktyroëve erdhi aps propozimit të projektligjit të propozuar n ga qeveria, i cili parashikon prishjen e Teatrit Kombëtar e në territorin e saj ndërtimin e një Teatri të ri por bashkë me të edhe dnërtimi i disa projekteve komerciale.

Article Logic
Execution time: 0.0043880939483643