INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fansja i thotë ''gjynah që jeton'' dhe ia bën me gisht, Tayna i kthen përgjigjen më ironike të mundshme! [FOTO]

Fansja i thotë ''gjynah që jeton'' dhe ia bën me gisht, Tayna i kthen përgjigjen më ironike të mundshme! [FOTO]

Publikuar më: 22:14 28-10-2018

Tayna është reperja më e përfolur e momentit në vendin tonë dhe mesa duket ka ndërmend të vazhdojë të jetë. Ajo së fundmi ka publikuar këngën e saj më të re “Doruntina” që po rezulton mjaft e suksesshme. Edhe pse ka vetëm disa muaj që është bërë pjesë e tregut muzikor shqiptar ndiqet nga një numër i madh fansash në rrjetet sociale.

Ajo është shumë aktive në INSTAGRAM ku publikon foto e video të ndryshme për ndjekësit e saj të shumtë. Fotoja e saj e fundit është me të vërtetë shumë seksi dhe këngëtarja e njohur mori shumë komente, por një fanse i ka lënë një koment aspak të hijshëm.

Ajo i ka thënë Taynës “gjynah që jeton” dhe ka vendosur një emoji me gishtin e mesit, por reperja e ruajti qetësinë dhe i ktheu përgjigje me anë të një pyetjeje: Mos me jetu unë me kë merresh ti?

 

tjnafgg.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0035190582275391