INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fansja i shan hundën dhe e pyet pse nuk e bën operacion, Klaudia Pepa i jep këtë përgjigje, reagon edhe motra e saj [FOTO]

Fansja i shan hundën dhe e pyet pse nuk e bën operacion, Klaudia Pepa i jep këtë përgjigje, reagon edhe motra e saj [FOTO]

Publikuar më: 17:10 19-09-2018

Klaudia Pepa është një ndër balerinat shqiptare më të suksesshme e cila e ka nisur karrierën e saj artistike në shtetin fqinj, Itali dhe nuk lë pa “ushqyer” ndjekësit e saj në Instagram me foto provokuese. Që pas ndarjes nga Albi Nako ajo është kthyer në një ndër personazhet më të komentuar në rrjetet sociale, mirëpo jo të gjithë fansat janë pozitivë në komente pasi ka nga ata që mezi presin t’ia “tërheqin veshin” balerinës shqiptare.

Një postim i ditës së sotme i balerinës duket se ka ngacmuar një prej ndjekësve të saj, për t’i bërë një pyetje lidhur me pamjen e jashtme.

“Pse nuk e bën operacion hundën, e ke shumë keq?”, është komenti i një vajze, të cilës Klaudia vendosi t’i përgjigjej. “Më pëlqen kështu siç e kam”, shkroi balerina me emoji-n e një puthjeje në fund.

Ndërsa poshtë komentit të saj dallohet ai i motrës, Pamelës, që shkruan me batutë: “Bëje, bëje”.

eppee.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0031390190124512