INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fansi bën çmendurinë për Rina Balajn! Tashmë ''e gdhend'' në trupin e tij përgjithmonë

Fansi bën çmendurinë për Rina Balajn! Tashmë ''e gdhend'' në trupin e tij përgjithmonë

Publikuar më: 18:58 26-06-2019

Rina Balaj është një nga reperet e para femra në tregun muzikor shqiptar dhe për këtë arsye edhe fansat e saj janë të shumtë.

Së fundmi ajo ka nxjerrë këngën e saj “Qikat” së bashku me Adelina Ismajlin e cila është pritur mjaft mirë nga publiku.

Rina ka arritur të fitojë dashurinë e shumë fansave, por një prej tyre duket se e adhuron aq shumë sa fytyrën e saj e ka bërë tatuazh.

Reperja ka postuar fotot ku djaloshi tregon tatuazhin në krah me fytyrën e Rinës ndërsa ajo shkruan: "Sërish, faleminderit për dashurinë".

Kujtojmë që edhe pak kohë më parë një tjetër fans bëri tatuazh fytyrën e Rinës në krah dhe reperja e falenderoi publikisht.

-640-0-5d139512ea4b3.jpg

 

 -640-0-5d1395136b1f3.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0036509037017822