Këto ditë kudo në rrjetet sociale, e më së shumti në TikTok, kanë qarkulluar video nga koncerti i fundit i Butrint Imerit. Në videot që tashmë janë bërë virale në një moment dëgjohej publiku që thërret emrin e Luiz Ejllit.
Kjo u tha si diçka e vërtetë, por që duket se është e edituar dhe se një gjë e tillë nuk kishte ndodhur. Krijuesi i hitit “Lejla” ka publikuar në llogarinë e tij në InstaStory disa video e fotografi nga koncerti.
“Fake, fake, fake”, thuhet në njërin nga postimet që i referohet asaj që bëri bujë të madhe nëpër mediat sociale.