INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fansat ''shpërthyen'' kundër Alketës pas postimit të Arbanës, por e ëma e moderatores ka një kërkesë: Bëje...[FOTO]

Fansat ''shpërthyen'' kundër Alketës pas postimit të Arbanës, por e ëma e moderatores ka një kërkesë: Bëje...[FOTO]

Publikuar më: 13:29 07-09-2020


Arbana Osmani është padyshim një nga emrat më të dashur të publikut shqiptar.Me një karrierë shumëvjeçare në televizion moderatorja e njohur është kthyer në një figurë emblematike. Që nga fillimi i karrierës e deri tani Arbanën e kemi parë në shumë emisione, por vitet e fundit është fokusuar tek “Dua të të bëj të lumtur”.

Nëse nuk e mbani mend, Arbana para shumë vitesh ka moderuar “1001 pse” një program për fëmijë dhe dikush i ka dërguar asaj një video të emisionit të cilën Arbana e ka ndarë me ndjekësit.

“Sapo me derguan kete video dhe me risollen kujtime kaq te bukura me keta femije qe tani jane rritur aq shume saqe kur me hasin ndonjehere ne jeten e perditshme nuk i njoh??? Ky program ka qene nje nga programet e mia me te dashura". 

Mirëpo, fansat kanë ngritur disa paralele mes këtij emisioni dhe “Në kurthin e Piter Pan”, duke mos i fshehur pakënaqësitë ndaj këtij të fundit që moderohet nga Alketa Vejsiu (LEXO KETU). Përveç komenteve të mësipërme na bëri përshtypje komenti i mamasë së moderatores, e cila i ka kërkuar që ta rikthejë sërish në ekran këtë emision, sepse do ta bënte akoma më mirë tani që do jetë mama e dy fëmijëve.

Arbana nuk ka hezituar t'i kthejë përgjigje publike pasi i ka shkruar:

“Po duhet të sigurohemi që Jonka të ketë fjetur kur të jepet emisioni, nëse nuk duam një bishë të vogël xheloze.”

flutura.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0034339427947998