INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fansat në peticion për të futur legjendën Lemmy Kilmister në histori

Fansat në peticion për të futur legjendën Lemmy Kilmister në histori

Publikuar më: 19:36 06-01-2016

Fansat e grupit Motorhead po kërkojnë që idhulli i tyre Lemmy Kilmister të futet përgjithmonë në librat e historisë.

Interesant është fakti se nuk bëhet fjalë për librat e historisë së rock, por për ato të kimisë. Adhuruesit e muzikës rock kanë nisur një peticion që një nga katër elementet e zbuluar së fundmi të marrë emrin e legjendës së muzikës rock që u nda nga jeta vetëm pak ditë më parë. Mësohet se kjo ndodh për arsye se është zbuluar që këto elemente janë “shumë të rëndë” dhe diçka e tillë përshtatet me faktin se Lemmy ishte një nga figurat më ikonike të Heavy Rock. Bëhet e ditur se deri tani janë mbledhur rreth 13 mijë firma që elementi në fjalë të quhet “Lemmium”.

Article Logic
Execution time: 0.0035350322723389