INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja deklarata e Cher për tragjedinë e Turqisë që tërboi gjithë fansat [FOTO]

Ja deklarata e Cher për tragjedinë e Turqisë që tërboi gjithë fansat [FOTO]

Publikuar më: 10:51 30-06-2016

Diva e njohur e muzikës, Cher është vënë në qendër të kritikave të fansave për shkak një postimi në Twitter mbi shpërthimet në aeroportin turk.

Në fund të postimit ngushëllues ajo ka vendosur emoji me bomba dhe kjo ka shkaktuar inatin e fansave pasi sipas tyre po tregohej shumë e “pandjeshme”. Tashmë këngëtarja veterane ka bërë një hap mbrapa duke kërkuar falje mbi veprimin e saj të pamenduar. Cher është justifikuar me faktin se është mësuar të përdorë emoji për të shprehur më shumë se vetëm 140 shkronjat që i lejon Twitter-i. Fakti mbetet se fansat i kërkuan që të rritet dhe artistja 70 vjeçare sapo e bëri. 

Article Logic
Execution time: 0.0025970935821533