INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fansat e quajtën fajtore për vdekjen e ish-të dashurit, por me këtë veprim Ariana i ka emocionuar ata [VIDEO]

Fansat e quajtën fajtore për vdekjen e ish-të dashurit, por me këtë veprim Ariana i ka emocionuar ata [VIDEO]

Publikuar më: 17:09 25-09-2018

Më 7 shtator u nda nga jeta reperi i njohur Mac Miller. 26-vjeçari ka pasur një lidhje 2-vjeçare me këngëtaren e njohur Ariana Grande, lidhje e cila mori fund pak muaj më parë. Vdekja tragjike e reperit të famshëm Mac Miller shokoi jo vetëm industrinë e muzikës por edhe kolegët e sidomos fansat e tij. Mijëra njerëz e kanë akuzuar Arianan se është ajo fajtore për humbjen e Mac Miller, por të themi të drejtën me ato që kemi parë në rrjetet sociale duket qartë që këngëtarja e njohur ishte një ndër më të pikëlluarat për vdekjen e Mac Miller.

Ajo i dedikoi një postim prekës reperit që u nda nga jeta dhe një tjetër veprim i saj i ka emocionuar fansat. Ariana ka publikuar një video dhe ajo që vunë re ndjekësit, është se midis qenushëve të Ariana-s ndodhet edhe Myron, qeni që Mac Miller adoptoi kur ata ishin ende të lidhur dhe videoja ka emocionuar ndjekësit të cilët besojnë se ajo ka adoptuar qenushin e Miller-it.

 
 
 
View this post on Instagram

all the kisses. happy fall.

A post shared by Ariana Grande (@arianagrande) on

 

ffnfnf.png

Article Logic
Execution time: 0.0041279792785645