INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fansat e 'Game of Thrones' më të konfuzuar se kurrë! Diçka nuk shkon me fytyrën e Jon snow që zbulon dhe fundin e serialit [FOTO]

Fansat e 'Game of Thrones' më të konfuzuar se kurrë! Diçka nuk shkon me fytyrën e Jon snow që zbulon dhe fundin e serialit [FOTO]

Publikuar më: 21:19 15-01-2019

Tashmë është zyrtare, fansat e Game of thrones, do të ngjiten pas ekranit më 14 prill, për sezonin e fundit të një prej serialeve më të ndjekur në botë. 

Dje HBO e bëri të ditur këtë gjë nëpërmjet një traileri që sa i gëzoi fansat po aq dhe i konfuzoi ata. 

Sigurisht që më pas ndodhi ajo që pritej: Të gjithë nisën teoritë duke u bazuar te çdo detaj i mundshëm. Statuja e Jon Snow-t në Winterfell ngriti dyshime!

Sipas fansave, statuja e Jon-it është e vetmja që është ndërtuar me bazë një karakter në moshën e pleqërisë. Arya dhe Sansa duken të reja.

Të gjithë nisën të mendojnë se Jon është i vetmi që mbijeton në fund të filmit.

Ndoshta nuk është teori e saktë, por interneti ka të drejtë: Kushdo që bëri statujën e Jon-it e ka bërë të duket më i plakur se të tjerët.

jon_snoww.png

Article Logic
Execution time: 0.0031991004943848