INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fansja e quan egoiste dhe që s’kujdeset për të bijën, shihni si i kthehet Jonida Shehu: Ti kur...[FOTO]

Fansja e quan egoiste dhe që s’kujdeset për të bijën, shihni si i kthehet Jonida Shehu: Ti kur...[FOTO]

Publikuar më: 16:28 15-10-2018

Të jetë pjesë e televizionit nuk është shumë e thjeshtë, përkundrazi. Një situatë e sikletshme i ka ndodhur moderatores së njohur Jonida Shehut në Instagramin e saj pasi është akuzuar nga njëra prej ndjekësve për edukimin dhe kohën që kalon me vajzën e saj.

Nën një foto të publikuar me vajzën e vogël 2 vjeçare Kristal, mami Jonida shkruan “Më merr malli sa fillon java, shumë orë larg teje”. Por kjo shprehje e Jonidës nuk është pritur mirë nga njëra prej ndjekëseve të saj e cila e akuzon atë për egoizëm.

“Ju njerzit e televizionit shquheni per egoizem.per egoizmin tuaj sakrifikoni dhe femijen.Se nuk rrini dot pa dal ne televizion juuuuu….”- komenton njëra prej ndjekëseve, ndërsa Jonida nuk ka nguruar t’i përgjigjet duke thënë: po po fiks sic thua ti eshte.Ti kur punon cfaredo pune ben e merr me vete me siguri.Apo hani buke e dashuri juve?.

Por komentuesja në fjalë nuk është ndalur me kaq duke i qëndruar idesë së saj se për hir të famës ajo e lë larg vetes vajzën e saj. “jonida.shehu une e lash specializimin per gjysem per vajzen dhe nuk jam fare pishman”, ndërsa moderatorja e “Soiree” e përmbyll diskutimin me një ‘Bravo të qoftë”.

 strasd.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035300254821777