INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Familja Kardashian e braktis, Kanye West tërbohet!

Familja Kardashian e braktis, Kanye West tërbohet!

Publikuar më: 10:15 09-09-2016

Sezoni 4 i Yeezy supozohej të ishte një tjetër arritje e madhe për Kanye West.

Por në fund të ditës duket se askujt nuk iu bë shumë vonë për të. Jo vetëm që NYPost e cilësoi si një katastrofë të vërtetë, por edhe familja Kardashian e la thatë dhëndrin e saj të preferuar. Burime pranë People bëjnë me dije se ishte një zhgënjim i madh për Kanye që Kris, Kourtney dhe Khloe nuk ishin të pranishme në ditën e tij të madhe. Vetëm Kendall dhe Kylie u shfaqën, por atyre u duhej të ishin gjithsesi në Neë York për linjën e tyre Kendall+Kylie. Producenti 38 vjeçar ishte një dramë e vërtetë paraa shfaqjes, aq sa edhe Kim-it po i vjen në majë të hundës. Kaq e pat dhe parajsa?

Article Logic
Execution time: 0.0035529136657715