Bes Kallaku ka mjaftuar me një fotografi, dy fjalë dhe një këngë për të bërë rrjetin të nisë aludimet. Aktori ka publikuar një moment të tijin pranë një kryqi, teksa në gishtin e tij është vënë re një unazë që ka tërhequr menjëherë vëmendjen.
Por nuk është vetëm unaza ajo që ka ngjallur kureshtje. Në sfond dëgjohet “Happiest Year” e Jaymes Young, një këngë me një mesazh mjaft domethënës, ndërsa Besi ka zgjedhur të shkruajë vetëm: “Faleminderit Zot”.
Kombinimi i këtyre detajeve ka bërë që shumëkush ta lidhë postimin me marrëdhënien e tij me Ejonën. Dyshimet vijnë edhe për shkak të historisë së tyre të muajve të fundit, gjatë të cilëve Besi ka dhënë disa sinjale se kjo lidhje ka një rëndësi të veçantë për të.
Në janar, aktori surprizoi me një tatuazh ku kishte shkruar emrin e Ejonës, datën 25.12.2025 dhe dedikimin “Trëndafil në kohë lufte”. Më pas, ai konfirmoi publikisht lidhjen, ndërsa gjatë një koncerti foli hapur për mënyrën se si Ejona kishte ndikuar në jetën e tij.
Besi tregoi se ajo kishte qenë personi që i kishte rikthyer buzëqeshjen pas një periudhe të vështirë dhe, pa e fshehur emocionin, iu drejtua publikisht me fjalët: “Ejona, të dua!”.
Edhe pse çifti është shfaqur së bashku në disa raste, ata kanë zgjedhur të ruajnë një pjesë të marrëdhënies larg syrit të publikut. Identiteti dhe fytyra e Ejonës nuk janë ekspozuar plotësisht, duke e bërë lidhjen e tyre edhe më intriguese për ndjekësit.
Tashmë, një unazë e fotografuar në momentin e duhur dhe një këngë me një mesazh të fortë kanë rikthyer pyetjen: A kanë hedhur Bes Kallaku dhe Ejona hapin e madh?
