INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Faleminderit Shullaz: Ja dhurata ime…

Faleminderit Shullaz: Ja dhurata ime…

Publikuar më: 16:57 18-04-2016

Ish hotel “Vollga” ishte akuza kryesore e cila la në burg Emiljano Shullazin, por burime nga organi i akuzës zbardhin detaje të transferimit të pronësisë. Dokumenti përmes të cilit shoqëria arabe “Saudi Brothers Commercial Company” i ka dhuruar ish-hotel “Vollga” në Durrës Emiliano Shullazit është zbardhur dy ditë pas arrestimit të Shullazit.

Por çfarë thuhet në të?

Në dokumentin e organit të akuzës thuhet se “pronari ia dhuron pronën e tij Shullazit për mirënjohje”.

Megjithëse kjo kontratë dhurimi është firmosur dy vjet më parë, ku përfshihet edhe familja shqiptare Kodra si dhuruese, hetimet kanë filluar me iniciativë dhe pa asnjë kallëzim. Një burim jozyrtar thotë se nuk ka ende një kallëzim për gjobëvënie për këtë çështje, pasi dhuruesit shqiptarë kanë refuzuar të denoncojnë.

Do të duhet dëshmia e ortakut që ka dhuruar hotelin për të verifikuar nëse ai e ka bërë këtë me dëshirë, apo i kërcënuar. Emiliano Shullazi, Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi do të dalin para gjykatës për akuzën e gjobëvënies jo vetëm për këtë episod, por edhe për rastin e 1.200 metra katrorë parking në Tiranë. 

Article Logic
Execution time: 0.0038909912109375