INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Fajin për tradhëtinë e ka gruaja”, reagon imami Elvis Naçi: Më keqkuptuat! [VIDEO]

“Fajin për tradhëtinë e ka gruaja”, reagon imami Elvis Naçi: Më keqkuptuat! [VIDEO]

Publikuar më: 20:10 29-09-2017

Imami në xhaminë e Tabakëve në Tiranë, Elvis Naçi mban vazhdimisht ligjërata për besimtarët muslimanë për tema aktuale dhe shqetësime të këtij komuniteti. Ai gjithmonë i shpjegon me shembuj konkretë mesazhet që do të përhapë dhe jo më kot gëzon një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale. Por një deklaratë e tij e fundit shkaktoi shumë polemika duke bërë që disa nga personazhet e njohur në vend të reagojnë ashpër.

Elvis Naçi është shprehur gjatë një deklarate se arsayeja e tradhtisë bashkëshortore është femra e cila nuk i jep hakun burrit gjatë natës, ose nuk i kushton rëndësi pamjes fizike për t'i pëlqyer burrit dhe ai shkon e sheh gratë jashtë shtëëpisë.

Por pas kësaj deklarate që është shpërndarë masivisht në internet, Imami është tërhequr duke postuar një video ku shprehet se gruaja është për burrin parajsa në tokë. Ai këshillon burrat t'i duan familjet dhe gratë e tyre dhe t'iu përkushtohen.

“Të nderuar vëllezër dhe motra kemi nevojë si Shqiptarë të jemi më të bashkuar se kurrë, përçarja dhe nxitja e urrejtjes nuk i shërben askujt, si detyrim moral kam sqarimin e qartë të videos që u keqkuptua nga disa dëgjues! Shpërndajeni ta degjojnë të gjithë”, shkruan ai.

Pjesë nga video

Çfarë thotë i madhi Zot për punën e bashkëshortëve, për punën e burrit dhe gruas?! I madhi Zot dëgjoi mjaltin e Kuranit dhe bëri që ju të qetësoheni tek bashkëshortet tuaja. Dhe krijoi midis çiftit dashuri dhe mëshirë. Ky është kushtrimi i Kuranit, të tjerat janë përralla. Kur i krijoi Zoti Ademin dhe Havanë, i çoi në Xhenet, i tha kënaquni e rehatohuni. Kur dolën nga xheneti, humbi xheneti, humbi rehatia, tha a e di ku qetësohesh o mashkull, o bashkëshort? Tek gruaja. Nga Xheneti i përjetshëm, ktheu femrën në Xhenet në këtë botë. Qetësohuni tek Xheneti i tokës që është një bashkëshorte e mirë. A pse kjo është femra në Islam, nuk rrihet femra? Jo, jo kjo është femra në Islam, Xheneti është nën këmbët e nënës, femra e barabartë me Xhenet. Tha kush i rrit tre vajza, i edukon, i marton shkon në Xhenet. Kjo është femra në Islam, të tjerat janë që i shton njeriu. Krijoi mes çiftit, dashuri dhe mëshirë. Në një ajet tjetër iu thotë bashkëshortëve, silluni me to me mirësi.

Article Logic
Execution time: 0.0039160251617432