INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Fajin e ka Wanda, Icardi është për të keq!”

“Fajin e ka Wanda, Icardi është për të keq!”

Publikuar më: 17:52 13-01-2019

Rinovimi i Mauro Icardit me Inter është kthyardhur er në një çështje tepër serioze, duke qenë se Wanda Nara reziston për të firmosur kontratën e re pa iu plotësuar kushtet që ata i kanë përcaktuar klubit zikaltër. Çështja në fjalë përfundon çdo ditë me ndonjë reagim apo ndodhi në faqet e para të gazetave, aq sa sulmuesi argjentinas reagoi ashpër ndaj një artikulli të La Gazetta dello Sport duke e quajtur një artikull m***.

Për këtë Ivana Icardi Rivero, motra e Muaros nuk ka ngurruar të ndërhyjë në këtë temë, duke shprehur rezervat e saj për agjenten e vëllait (Ivana dhe Wanda kanë një marrëdhënie shumë të keqe mes tyre, aq sa Icardi nuk flet me motrën e tij). Nëpërmjet një postimi në Twitter, Ivana theksoi se kapiteni i Interit po bie në grackën e të bërit spektakël në rrjete sociale, por kjo mund të ia përkeqësojë gjërat.

“I vetmi që nuk e kupton se askush nuk e mbështet atë është vëllai im, e kuptoj se askush nuk e bën. Ai jeton për ‘show’ dhe është një gabim. Është për të ardhur keq që vëllai im të bjerë në këtë kurth ... (sepse gjërat mund të përkeqësohen)”, shkroi Ivana duke treguar se Wanda po i prish punë vëllait të saj.

Article Logic
Execution time: 0.0024259090423584