INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Facebook ''qetëson'' politikanët, nuk do të ketë monedhë digjitale derisa të marrin fund shqetësimet e tyre

Facebook ''qetëson'' politikanët, nuk do të ketë monedhë digjitale derisa të marrin fund shqetësimet e tyre

Publikuar më: 11:00 16-07-2019

Facebook është një nga rrjetet sociale më të sulmuara së fundmi pasi akuzohet se ka shkelur rregullat e privatësisë duke mbledhur të dhëna të përdoruesve pa miratimin e tyre.

Lidhur me këto skandale të njëpasnjëshme të rrjetit social Politikanët europianë dhe amerikanë kanë kërkuar nga Facebook që të ndali projektin e krijimit të monedhës digjitale Libra. Ata duan të hetojnë rreziqet e mundshme që mund ti sjelli sistemit global financiar monedha Libra. Në mesin e këtyre politikanëve është edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump.

Siç është paracaktuar, ditën e nesërme rrjeti social do të dalë përballë Senatit Amerikan. Një nga zëdhënësit e Facebook, shefi i Calibra David Marcus tha se rrjeti social nuk do të ofrojë një para virtuale derisa shqetësimet e autoriteteve botërore të marin fund.

Marcus premtoi privatësi. Shoqata Libra nuk do të ruajë informacione personale përveç informacionit të kthimit të parave tha Marcus dhe portofoli digjital Calibra nuk do të shkëmbejë informacione me pjesën tjetër të kompanisë.

Ai vijoi duke thënë se qëllimi kryesor i Libra-s është lehtësimi i transfertave të parave. Organizata që do të mbikëqyri Libra-n nuk do të ketë asnjë përfitim e as do të përdorë informacione për reklamim apo qëllime të tjera, sipas Marcus.

Facebook lajmëroi rreth dy muaj më parë që po punonte për të nxjerrë monedhën e tyre digjitale të quajtur Libra. TË gjithë përdoruesit që duan të kenë monedha Libra duhet të këmbejnë paratë e tyre me këtë monedhë digjitale. Kur Libra të lançohet, përdoruesit mund të shkarkojnë Calibra, një portofol dixhital i cili bën të mundur dërgimin e monedhës tek kushdo që ka një smartfon. Aplikacioni Calibra do të jetë i disponueshëm për të gjithë smartfonat.

Article Logic
Execution time: 0.0035851001739502