INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Facebook do të ndryshojë mënyrën sesi njerëzit bëjnë raportime. Ja si do të funksionojë

Facebook do të ndryshojë mënyrën sesi njerëzit bëjnë raportime. Ja si do të funksionojë

Publikuar më: 12:30 30-05-2019

Aplikacionet ndeshen me probleme herë pas here, dhe mënyra më e mirë për të rregulluar ato është duke i raportuar tek kompanitë përkatëse.

Ndonjëherë kur duam të raportojmë për një problem tek një aplikacion mund të hasim vështirësi, pasi opsioni i raportimit nuk është dhe aq i lehtë për tu gjetur.

Për këtë arsye Facebook ka në plan të nxjerrë një përditësim, ku përdoruesit mund të tundin telefonat dhe atyre do t’i shfaqet një njoftim që do t’u lejojë të denoncojnë gabimet.

Ky vendim i Facebook vjen pas shumë problematikave që po has rrjeti social së fundmi, duke filluar që nga mos funksionimi i aplikacionit, e deri tek problemet e sigurisë së përdoruesve.

Përveç raportimit të gabimeve, Facebook dëshiron që nga kjo veçori të lejojë përdoruesit të raportojnë dhe sugjerime rreth aplikacionit.

Facebook njofton se nuk do ta përdorë këtë opsion për t’ju mësuar se si të përdorni funksione të caktuara të aplikacionit, por do të përdoret si një mjet reagimi. Nëse shumica e përdorues raportojnë të njëjtën probematikë, Facebook do të ndërhyjë dhe do të zgjidhë ankesën.

Article Logic
Execution time: 0.0040309429168701