INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Facebook bën HAPIN e radhës. Krijon monedhën e tij online

Facebook bën HAPIN e radhës. Krijon monedhën e tij online

Publikuar më: 13:09 06-03-2019

Facebook do të rifillojë aventurën e tij në fushën e monedhave virtuale.

Një kriptomonedhë e re do t’i bëjë të mundur përdoruesve të WhatsApp-it që të dërgojnë para në kohë reale, të cilat do të shkëmbehen në pasuri të prekshme si ari ose dollari amerikan.

Ky është projekti me të cilin po punon Facebook, të paktën kështu raporton gazeta amerikane New York Times.

Monedha digjitale e Facebook mund të quhet FaceCoin dhe pritet të nis qarkullimin brenda vitit 2019 ose në fillim të vitit 2020.

Themeluesi i rrjetit social Mark Zuckerberg ka tentuar edhe më parë në fushën e monedhave virtuale apo pagesave. Ideja për të paguar përmes Facebook ka nisur që në vitin 2011, por zgjatën dy vite duke mos patur sukeses.

Megjithatë, thuhet se FaceCoin do të jetë një projekt ndryshe. Ndoshta, për shkak se sistemi i zinxhirit të blloqeve ka në bazë një kriptovalutë që garanton gjurmimin dhe sigurinë e saj. Por edhe sepse monedha digjitale do mbështetet nga një shportë e pasurive fizike si dollari amerikan ose ari.

Pra si përfundim do të jetë një kriptomonedhë e cila do tu japë mundësinë të gjithë përdoruesve të ËhatsApp të dërgojnë para në kohë reale.

Article Logic
Execution time: 0.0040678977966309