INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Europa në alarm, sipas parashikimeve pritet mot i acartë

Europa në alarm, sipas parashikimeve pritet mot i acartë

Publikuar më: 11:19 09-09-2019

Tashmë jemi mësuar me kapriçot e motit. Dhe duke analizuar temperaturat aktuale dhe sistemet e motit mbi Atlantikun Verior, shkencëtarët thonë se janë në gjendje që të parashikojnë se çfarë pritet të ndodh në katër muajt që vijojnë.

Sipas parashikimeve, moti do të jetë i acartë. Ajri i ftohtë arktik pritet që të zbresë në Britani në muajt e parë të vitit të ri.

Ekspertët e parashikimit të klimës në Kolegjin Universitar të Londrës deklaruan se parashikimi nuk mund të merret 100 për qind i saktë, pasi është bërë mjaft herët.

Nëse rezulton i vërtetë, ky parashikim do të ishte i pari i këtij lloji në histori.

Në Shkurt të 2018-s, Britania u godit nga rrymat e ftohta që shkencëtarët i cilësuan si një koktej eventesh klimaterike. Këto rryma të mbiquajtur “Bisha nga Lindja”, u shkaktuan nga një rritje e papritur e temperaturave në Arktik.

Article Logic
Execution time: 0.0035929679870605