INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Euronews Albania-Shqipëria në agjendën e lajmeve europiane [FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 13:15 26-06-2019

Shqipëria ka qënë këto kohë më shumë se kurrë në qendër të vëmendjes në arenën europiane. Arsyeja nuk janë vetëm ngjarjet që ka sjellë kriza politike dhe protestat, por dhe Euronews Albania. Nuk është më sekret, Euronews Albania tashmë është prezent në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi. Stafi jo vetëm po punon që Euronews tv në shqip të jetë realitet këtë vjeshtë, por njëkohësisht po raporton rregullisht, intensivisht për çdo ngjarje nga Tirana, Prishtina apo Shkupi për Euronews International duke e përfshirë më shumë se kurrë Shqipërinë në agjendën e ditës të lajmeve europiane. Ndaj nuk ishte rastësi që përshembull, lajmi i konflikteve institucionale dhe i protestave në Shqipëri foli nëpërmjet Euronews, jo vetëm anglisht po në mbi 12 gjuhë të Euronews në të gjithë Europën anembanë. Dhe ishin gjithashtu shumë media lokale europiane që iu referuan pikërisht Euronews në raportimet e tyre për pasqyrimin e ngjarjeve në Shqipëri. Jo vetëm qytetarët europianë, por edhe zyrtaret e Brukselit që kanë në dorë fatet e Shqipërisë këtë herë nuk u informuan për ngjarjet në Tiranë vetëm prej raporteve dhe letrave, po patën mundësi ta shohin live atë çka ndodh në Shqipëri.

Prej Euronews Albania ne tashmë mund të themi me plot gojën se Shqipëria nuk është më një “qoshe e humbur” në agjendën e lajmeve europiane. Prej Euronews Albania jo vetëm Tirana, por dhe Prishtina e Shkupi janë me afër Brukselit, por edhe Brukseli është më afër nesh. Ndaj Euronews Albania është shumë më shumë se një platformë mediatike për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë.

Linqet e lajmeve në 12 gjuhë të botës:

English
https://www.euronews.com/2019/06/22/protests-continue-in-albania-with-calls-for-election-boycott-and-prime-minister-rama-to-go

French 

https://fr.euronews.com/2019/06/22/en-albanie-les-manifestants-reclament-toujours-la-demission-du-premier-ministre-edi-rama

Deutsch

https://de.euronews.com/2019/06/22/proteste-abrechnung-mit-rama-regierung

Italiano

https://it.euronews.com/2019/06/22/albania-vicino-al-collasso-istituzionale-migliaia-in-piazza-contro-rama

Espanol

https://es.euronews.com/2019/06/22/protestas-en-albania-contra-el-primer-ministro-socialista

Portugues

https://pt.euronews.com/2019/06/22/albaneses-exigem-demissao-de-edi-rama

Russian

https://ru.euronews.com/2019/06/22/albania-opposition-protests

Turkish

https://tr.euronews.com/2019/06/22/arnavutluk-ta-binlerce-muhalif-basbakanlik-ofisi-onunde-hukumeti-protesto-etti

Greek

https://tr.euronews.com/2019/06/22/arnavutluk-ta-binlerce-muhalif-basbakanlik-ofisi-onunde-hukumeti-protesto-etti

 

Hungarian
https://hu.euronews.com/2019/06/22/rama-ik-uzenet-az-alban-kormanyfonek

euroooooooookok.jpg

euro_3okok.jpg

euroooo2okok.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0034279823303223