INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Eurobarometri në Ballkan! Shqiptarët besojnë më shumë BE-në sesa qeverinë e tyre [RENDITJA NË RAJON]

Eurobarometri në Ballkan! Shqiptarët besojnë më shumë BE-në sesa qeverinë e tyre [RENDITJA NË RAJON]

Publikuar më: 17:59 11-08-2019

Shqipëria rezulton vendi më pro-evropian në Ballkan. Sipas sondazhit të fundit të kryer nga Eurobarometri, pjesa dërrmuese e qytetarëve besojnë më shumë BE-në se qeverinë vendase. Ndërkohë, vendi me më pak mbështetje për Europën rezulton Serbia.

Shqipëria është vendi me përqindjen më të lartë të qytetarëve që i besojnë më shumë Bashkimit Europian sesa qeverisë vendase, përkatësisht me 69 dhe 30 për qind.

Kështu thotë një sondazh i Eurobarometrit, i kryer në qershor të 2019-s dhe i publikuar këtë muaj. Pas Shqipërisë renditet Maqedonia e Veriut me 57 dhe 33 për qind, e ndjekur nga Mali i Zi, ku mbështetja pro-BE-së llogaritet 47 përballë 43 për qind.

Ndërkohë, Serbia rezulton i vetmi vend ku mbështetja është më e madhe për qeverinë vendase sesa për Unionin Europian, me kuotat 41 dhe 33 për qind.

Shqipëria është gjithashtu në krye të listës së vendeve që e perceptojnë pozitivisht imazhin e BE-së, konkretisht me 81 për qind që kanë një mendim të mirë ose shumë të mirë dhe vetëm 3 për qind që mendojnë të kundërtën.

Article Logic
Execution time: 0.0030889511108398