INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Euro e nis javën në rënie, ndërsa dollari prek nivelin më të lartë që prej janarit

Euro e nis javën në rënie, ndërsa dollari prek nivelin më të lartë që prej janarit

Publikuar më: 17:30 21-05-2018

Në këtë fillim jave këmbimi valutorë është përballur me disa luhatje.

Euro i është rikthyer përsëri rënies duke kaluar në vlerën e 127 lekëve.

Një euro shitet për 126.8 lekën dhe blihet për 127.5 lekë.

E kundërta ka ndodhur me dollarin amerikan i cili është forcuar.

Në krahasim me javën e kaluar dollari ka shënuar një rritje me 0.5 pikë duke shënuar vlerën më të lartë që prej janarit.

Një dollar ditën e sotme shitet për 108 lekë dhe blihet për 109 lekë.

Rënie ka pësuar dhe paundi britanike kundrejt lekut.

Sterlina këmbehet sot për 145 lekë në blerje dhe 146 lekë në shitje.

Pavarësisht entuziazmit që shoqëroi fundjavën, valuta është ndikuar nga paqartësitë që rëndojnë ekonominë, mbi faktin nëse Britania do të qëndrojë në unionin doganor të BE-së pas largimit nga blloku.

Article Logic
Execution time: 0.0034360885620117