INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Esmeralda Shkjau: Ja si e kam

Esmeralda Shkjau: Ja si e kam "shfrytëzuar" median [FOTO]

Publikuar më: 17:00 04-06-2016

Esmeralda Shkjau, një prej politikaneve që ka tërhequr më shumë vëmendjen nga rradha e Partisë Socialiste, flet për raportin me mediat. 

E ftuar në “Life Stories nga Arjola Shehu” deputetja e Partisë Socialiste, Esmeralda Shkjau ka treguar se me median ruan një marrëdhënie të mirë. Megjithatë nuk është kursyer të tregojë se ka patur edhe raste kur kanë abuzuar me emrin e saj, vetëm për hir të klikimeve. Politikanja simpatike vazhdon duke thënë se ë ka përdorur median për të pasyruar aktivitete në të mirë të qytetarëve. Ajo kujton  këtu mbrëmjen gala të një viti më parë, një event organizuar nga vet Esmeralda dhe disa mikesha të saj, për të mbledhur fonde për fëmijët jetim në Durrës. Deputetja e Durrësit  deklaroi se për shkak të miqve të saj celebritete dhe për shkak të lajmit që u dha në media, në këtë mbrëmje u mblodhën më shumë të ardhura në ndihmë të këtyre fëmijëve. “Këtë “armë” e kam zbuluar pas 3 vite e gjysmë”- tregon Shkjau, duke iu referuar medias. Megjithatë, më mirë vonë se kurrë!

Të plotë intervistën e gjeni në Youtube, në kanalin In Tv Albaina, nën emrin “Life Stories- Esmeralda Shkjau” 

Article Logic
Execution time: 0.0036680698394775