INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Është në lidhje me reperin shqiptar?! Ana flet me “kode”, por kapet KEQ me gazetarin e njohur: Kush je ti të…

Është në lidhje me reperin shqiptar?! Ana flet me “kode”, por kapet KEQ me gazetarin e njohur: Kush je ti të…

Publikuar më: 19:32 28-02-2021

Ana Lleshi iu përgjigj pyetjeve të publikut në rubrikën “Trotuar”, në “E Diell”. Shumica e pyetjeve që publiku kishte shkruar për Anën ishin ” a është në një lidhje”.
Ana nuk përgjigjet në mënyrë të drejtëpërdrejtë por me humor thotë “më ka thënë i dashuri të them jam single“, duke nënkuptuar se për momentin nuk ka një partner në krah.

Kështu hedh poshtë dhe pretendimet e fansave se është në një marrëdhënie me këngëtarin Bardhi, me të cilin duket e afërt por thotë “Bardhin e kam shok, e dua shumë por kaq“.

Gjatë kësaj interviste Bledi Mane akuzoi Anën për probleme me personalitetin. Debati nisi mes Anës dhe Bledi Manes në rubrikën “Trotuar” në emisionin “E Diell”.

“Personat që dalin nga Për’puthen janë njerëz me dy personalitete dhe vuajnë nga një çrregullim mendor. Janë vënë para një presioni social, në karakterin e tyre shoh luhatje të mëdha.

Dhe Ana dhe Shqipja nxorën në pah një krenari të tepruar. Duhet një psikolog për këta personazhe që marrin pjesë në këto emisione“, thotë Bledi.

Ana, e acaruar replikon: “Kush je ti të na gjykosh? Nuk do rri të të dëgjoj ty, s’kam nerva“.

Article Logic
Execution time: 0.0035550594329834