INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Është ndarë përfundimisht nga Tea?! Flet për herë të parë Bearti, ja e VËRTETA

Është ndarë përfundimisht nga Tea?! Flet për herë të parë Bearti, ja e VËRTETA

Publikuar më: 17:31 23-03-2021

Prej pak ditësh po përflitet se Tea dhe Bearti janë ndarë dhe shkak janë bërë postimet e tyre në Instagram. Së fundmi Tea, Bearti, mamaja dhe motra e Beartit dhe shoku i ngushtë i Teas u nisën drejt Turqisë për të festuar ditëlindjen e Teas, mirëpo në një bashkëbisedim me ndjekësit, ish-konkurrentja e 'Përputhen' ka treguar se nuk është e lumtur dhe se nuk e ka festuar ditëlindjen.

Në postimet e saj nuk është parë askund Bearti dhe për më tepër, ajo ka publikuar një foto me shkrimin "Bëje veten të lumtur".

Pas Teas, Bearti bëri një postim si kundërpërgjigje ku shkruhej: "Si një Akrep, njerëzit se kuptojnë sa i mirë je. Bëhesh i pamëshirshëm vetëm kur njerëzit të marrin për të mirëqenë".

Veprimet e fundit të tyre kanë nxitur edhe më shumë dyshime se janë ndarë. Tea dhe Bearti Tea kanë hequr njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve në Instagram, duke i lënë të gjithëve të kuptojnë që s’janë më bashkë.

df.png

 

Pas këtyre thashethemeve, ka reaguar për herë të parë Bearti, i cili për “Express Rozë”, Bearti ka konfirmuar ndarjen publikisht, duke u përgjigjur:

“Po, është e vërtetë”, por s’ka treguar asnjë detaj më tepër.

Article Logic
Execution time: 0.0034539699554443