Prej disa kohësh lidhja e Dafina Zeqirit dhe Dj Geek është në qendër të vëmendjes së mediave rozë, teksa burime pranë tyre konfirmojnë se artistët i kanë dhënë fund lidhjes, ndërsa të tjerë e mohojnë lajmin, duke lënë publikun dhe fansat e tyre pak të paqartë në këtë pjesë. Vetë cifti (ose ish-cifti) nuk kanë bërë asnjë deklaratë rreth marrëdhënies së tyre, ndërsa mbrëmjen e djeshme të gjithë sytë kanë qenë tek festa e datëlindjes së këngëtares, për të parë nëse Geek do të ishte i pranishëm.
Muzikanti u shfaq fillimisht mes të afërmve dhe kolegëve të Dafinës, teksa sot kanë qarkulluar në rrjet edhe pamjet e atyre së bashku. Në disa video e foto të shpërndara në rrjet, artistja dhe partneri i saj shfaqen duke kërcyer e duke u përqafuar, shumë të afërt me njëri-tjetrin.
Nga këto pamje duket sikur nuk ka ndarje dhe artistët e vazhdojnë historinë e dashurisë, megjithatë duket se gjatë mbrëmjes ata kanë pasur vetëm pak momente kur kanë qëndruar në shoqërinë e njëri-tjetrit e duke u nisur edhe nga gjuha e trupit, dyshuesit mund të thonë se lidhja e tyre nuk është në ditën më të mirë. Kjo e thënë duke marrë parasysh edhe urimin që Geek, i bëri për datëlindje, që nuk ishte aspak si vitet e shkuara.









10 Dec 2025 





