INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Është martuar në fshehtësi?! Burri kërkohet për vrasjen në BLLOK, Suada Sherifi bën deklaratën e papritur: Mu rritën...[FOTO]

Është martuar në fshehtësi?! Burri kërkohet për vrasjen në BLLOK, Suada Sherifi bën deklaratën e papritur: Mu rritën...[FOTO]

Publikuar më: 19:36 02-02-2019

Për disa kohësh Suada Sherifi u bë epiqendra e mediave, për shkak të partnerit të saj, pasi ky i fundit u përfshi në atentatin që ndodhi natën e 4 tetorit në një lokal në ish-Bllok. Partneri i saj është në kërkim nga policia, por ish-misi shqiptar ka bërë një deklaratë me të cilën i ka habitur të gjithë.

Në emisionin "Thumb" Suada ka thënë se në të vërtetë ajo është martuar, dhe këtë e ka bërë në fshehtësi të plotë. Moderatoret e këtij emisioni e pyesin Suadën nëse ajo dhe partneri i saj kanë ndërmend të bëjnë një dasëm të madhe.

Ajo është përgjigjur kështu:

“Në fakt, në fakt, unë e kam mbajtur pak të fshehtë po unë jam martuar, goca."

Suada gjithashtu është shprehur se në fakt ajo është ndjerë shumë keq pasi bashkëshorti i saj u targetua nga mediat si partneri i saj.

“Ai ishte një kalimtar në rrugë ku ndodhi një ngjarje shumë e rëndë. Ai vetëm sepse ishte bashkëshorti im mori ngjyra te tjera. Mori ngjyra showbizi. U ndjeva keq, sepse ishte bashkëshorti im (që i doli në media emri). Megjithatë edhe shumë keq nuk u ndjeva, se më kapi një e qeshur, se thash ‘Do më rriten followers-at në Instagram’”, u shpreh ish-Missi.

vuet.png

Article Logic
Execution time: 0.0034639835357666