INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Është lezbike?! Nga lidhja me reperin te planet për t'u bërë nënë, ENCA flet TROÇ!

Është lezbike?! Nga lidhja me reperin te planet për t'u bërë nënë, ENCA flet TROÇ!

Publikuar më: 15:37 05-02-2021

Enca është rikthyer në Instagram me rubrikën ku i shuan kuriozitetin fansave për pyetje të ndryshme. Dhe thashetheme për Encën ka patur shumë prandaj këngëtarja ka vendosur t'u japë përgjigje. Një fans i shkruan se ajo ka operacione plastike dhe Enca i tregon se kjo nuk është e vërtetë pasi është natyrale.

FAG.jpg

 

Një tjetër thotë se këngëtarja është në një lidhje me një reper shqiptar.

 ERT.jpg

 

"E gabuar. Është e bukur, nëse je adoleshente. Vajzat e rritura meritojnë burra të rritur. Unë kam miq reperë, që janë djem shumë të mirë, por nuk mendoj se marrëdhëniet me reperë janë të shëndetshme”, përgjigjet Enca.

 RQTT.jpg

 

Një tjetër fans shkruan se ajo është lezbike, por Enca tregon se kjo nuk është e vërtetë dhe nëse do të ishte do e tregonte hapur.

"Do të bëhesh mama së shpejti?", e pyet një fans. "Dua të bëhem mama, por jo së shpejti", i përgjigjet këngëtarja.

 

Article Logic
Execution time: 0.0016229152679443