INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Është larguar nga Portokalli? Gaz Paja rrëfen të vërtetën: Ju tregoj çfarë ka ndodhur

Është larguar nga Portokalli? Gaz Paja rrëfen të vërtetën: Ju tregoj çfarë ka ndodhur

Publikuar më: 19:10 09-10-2017

Kanë kaluar dy javë nga fillimi i sezonit të “Portokalli”, por ende nuk jemi familjarizuar me spektaklin dhe e gjitha kjo prej largimeve të shumta. Mes aktorëve të rinj, të dielën që lamë pas mungoi një “veteran”, një nga aktorët më të dashur për publikun, Gazmend Paja. Ai më parë ka deklaruar se mund të largohej nëse nuk do t’i jepej hapësirë për një personazh të ri që ai dëshironte të vinte në skenë. Dhe duke parë mungesën e tij e duke kujtuar deklaratën e mësipërme lindën dyshimet se i larguari i rradhës nga “Portokalli” është Gazmend Paja.

Mirëpo, i kontaktuar nga ‘Xing.al’, Paja sqaroi se në fakt nuk është një largim përfundmitar dhe se mungesa e tij në serinë e fundit ka ardhur për arsye të tjera.

‘Për shkak të disa problemeve shëndetësore më është dashur të mungoj.’- u shpreh aktori i njohur i humorit, duke lënë të kuptohet se me siguri do të mund ta shohim sërish në ‘Portokalli’ përgjatë javëve në vazhdim.

Article Logic
Execution time: 0.0036201477050781