INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ervin Kurti vë në vështirësi '3 Muskëtjerët': Kush paguhet më shumë nga ju? [FOTO]

Ervin Kurti vë në vështirësi '3 Muskëtjerët': Kush paguhet më shumë nga ju? [FOTO]

Publikuar më: 11:33 07-10-2019

Legjendat e muzikës rock shqiptare Aleksandër Gjoka, Elton Deda dhe Redon Makashi ishin të ftuar në “E Diell” për koncertin e tyre recital që do të zhvillohet me datë 8 tetor tek Amfiteatri i Liqenit. 

Gazetari Ervin Kurti përmendi 8 arsyet që i ka mbajtur bashkë “3 Muskëtjerët” që nga viti `92 e deri më tani, ama kur erdhi puna tek lekët, pati diferencime. Si i ndani lekët që merrni nga një koncert”, ishte pyetja e Kurtit që vuri në vështirësi 3 këngëtarët.

“Lekët ndahen sipas meritës” pohoi Gjoka. “Të jemi të sinqertë, Toni ka volumin më të madh”, vijoi Aleksandri “ të menaxhosh një bandë nuk është kaq e thjeshtë sepse ai ka përgjegjësi edhe për pjesën artistike” përfundoi ai.

Mirëpo as Aleksandri dhe as Redoni nuk e pranuan me zë të lartë që Deda paguhet më shumë se ta ndërkohë që logjika që përdori në shpjegim i referohej pikërisht Eltonit.

3 miqtë rrëfyen më tej në “E Diell” dhe shumë detaje nga karriera e tyre profesionale. Sipas tyre s`ka qenë asnjëherë e nevojshme prania e një femre në përbërje te grupit si grup rocku që ishin ndërsa sa i takon konsumimit të birrës, Aleksandri dhe Eltoni mbanin vendin e pare duke lënë Redonin shumëëëë prapa.

db220623-e3bd-4e31-a23c-54be411af64b.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035429000854492