INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Eros Grezda flet publikisht për lidhjen me Oriola Marashin, tregon si ia ka “nxirë” jetën modelja! [VIDEO]

Eros Grezda flet publikisht për lidhjen me Oriola Marashin, tregon si ia ka “nxirë” jetën modelja! [VIDEO]

Publikuar më: 14:34 27-05-2020

Oriola Marashi është prej kohësh në një lidhje me futbollistin Eros Grezda, i cili e ka pranuar publikisht këtë marrëdhënie gjatë një lidhje direkte me emisionin “Wake Up”. “Si po shkon marrëdhënia me Oriolën?”, e pyeti Erosin moderatorja Ori Nebiaj.

“E thatë ju emrin e Oriolës por unë se them në asnjë rast. Jam i lidhur dhe jam shumë i lumtur. Po kalojmë karantinën bashkë. Kemi kaluar shumë kohë të bukur. Kur gjithçka të kthehet në normalitet, do të përqëndrohemi secili në punën e vetë më së shumti. Për momentin akoma jemi bashkë, nuk të them të mbyllur sepse dalim”, tregoi Erosi.

Gjithashtu, Erosi ka treguar se kjo karantinë ka shërbyer si një test për marrëdhënien e tyre. “Po normalisht, ishte një kohë e mirë që ta njohim partnerin. Ka qenë një test shumë i mirë”, ka thënë futbollsti. Ndërkaq, Erosi ka thënë se Oriola ia ka nxirë jetën me foto gjatë karantinës, duke përmendur padashje edhe emrin e saj.

“E kam ditur këtë punë që gjithmonë që jam me të duhet t’i bëj foto. Normalisht ne çunat nuk e kemi shumë qejf që të bëjmë foto, por me Oriolën e kam pasur të lehtë me të sepse ajo del mirë në çdo kënd”, u shpreh Erosi. 

Article Logic
Execution time: 0.0039739608764648