INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ermali tallet me fansat e Encës në Abu Dhabi

Ermali tallet me fansat e Encës në Abu Dhabi

Publikuar më: 13:00 15-04-2016

Ermali po kalon ditë argëtuese në Arabinë Saudite ku ndodhet që prej dy ditësh.

Por akoma më argëtuese ato i bën aktori me humorin tipik. Me një bluzë të vendosur mbi kokë për t’ju përshtatur sa më shumë vendasve, ai ka lëshuar batutën e radhës, duke ironizuar me Encën.  Nuk është gjë e re fakti që këngëtarja ka shumë fansa nga Arabia ndaj dhe Ermali është gjendur në vendin e duhur me batutën e duhur.

“Përshëndeteje nga Dubai. Ja ku jemi këtu me disa fansa të Encës”, ka thënë ai teksa xhironte me celular në bregdet, përpara se të ndalonte një arab i cili përshëndet dhe largohet. Por Ermali insiston duke i kërkuar të thotë “Enca”. Në radhën e fansave që kanë komentuar pafund videon, ka qenë edhe Bleona e cila e ka quajtur Mamaqin “jonormal”. Por përtej shakasë, ju e dini tani.. Nëse ju duhet të qeshni, keni në Angli Mr. Bean-in, në Amerikë Chriss Rock e të tjerë dhe në Shqipëri, Ermalin.

Article Logic
Execution time: 0.0036699771881104