INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sërish ajo? Ermali regjisorit të njohur: Ç'të ka bërë Laura Nezha?Ja përgjigja [VIDEO]

Sërish ajo? Ermali regjisorit të njohur: Ç'të ka bërë Laura Nezha?Ja përgjigja [VIDEO]

Publikuar më: 16:58 09-07-2019

Një tjetër shfaqje pritet të vendoset në Teatrin Eksperimental. Laura Nezha dhe Roland Trebicka bëhen bashkë në ‘Zogu i zi’. Moderatorët Ermal Peçi dhe Sara Gjordeni pritën në studion e programit ‘Trokit’ në IN Tv aktoren Laura Nezha dhe regjisorin Kiço Londo, të cilët treguan disa detaje nga shfaqja që ka premierën ditën e mërkurë. Që në nisje të bisedës Ermali iu drejtua më shaka regjisorit të famshëm, për pyetjen që ka dëgjuar më shpesh në Tiranë:

‘Më lër të shprehem, do bëj mistrecin, ajo e di. Nuk shkon dot në Pedonale se Laura Nezha është gjithë andej, në postera, citylights në Tiranë. Gjithandej! Laura ti mos fol, Kiço ç’të ka bërë Laura? Sa njerëz më kanë pyetur’ – tha Ermali me shaka, duke shkaktuar edhe të qeshura mes të ftuarve.

Po përse Laura është parë kaq shumë në këtë sezon teatral?

‘Është koha e të rinjve në teatrin shqiptar, është koha e Laura Nezhës. Secili ka kohën e tij, lum ai që di të kap lavjersin. Fati troket shumë lehtë’ – vijoi ndër të tjera Kiço Londo.

2f477c64-26d9-422e-89fb-707028ae41ea.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0018770694732666