INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ermal Mamaqi për këto ditë e izolimi në shtëpi: 'Mos më gjykoni, por e kam shijuar shumë këtë kohë ...' [VIDEO]

Ermal Mamaqi për këto ditë e izolimi në shtëpi: 'Mos më gjykoni, por e kam shijuar shumë këtë kohë ...' [VIDEO]

Publikuar më: 19:29 17-03-2020

Ditët e fundit, e gjithë Shqipëria është në izolim për shkak të rrezikut nga Koronavirusi. Megjithatë këto kohë të vështira kanë shërbyer qê shumë njerëz të kalojnë kohë produktive me më të dashurit dhe të çlodhen. Kështub i ka ndodhur dhe Ermal Mamaqit, i cili me një status ka reflektuar mbi gjërat që kanë më shumë vlerë në jetë.

“Miq mos me gjykoni por unë në fakt e kam shijuar shumë këtë kohë.

Mendoj qe ka shume si unë. Po rri me fëmijët dhe mendoj gjithë kohës sa shumë kohë kam humbur larg tyre… Kjo që ndodhi duket sikur është sinjal nga Planeti. Sikur thotë Stop, Slow Down… Çdo ditë vrap për të kapur ritmin, për të shitur më shumë, për të fituar më shumë…Për të qenë i pari. Më shumë lekë, më shumë famë, më shumë çdo gjë… Dhe tani… E shohim njëri tjetrin si rrezik per jetën.

Eshtë si detotks për ndjenjat. Terapi dashurie me detyrim. Përseri mendoj që Dhuratat vijnë përmes Problemit. Sa me i madh Problemi, aq më e madhe Dhurata. Kushedi çfarë dhurate do ti vijë njerëzimit nga ky dëm ekonomik.

Sa mbarova një Master online dhe po filloj një tjetër për Production. Kisha 6 muaj që nuk e mbaroja dot… Pashë 5 sezonet e Breaking Bad në Netflix dhe po lexoj shumë për marketingun. Kam kohë për aerobi dhe për çdo gje. Dheeee po fle me shumë.kisha 20 vjet që nuk flija kshu… Mendoj që këtë po bëjnë pjesa më e madhe.

Pra po behemi më të mirë. Dhe po karikohemi me energji qe te shperthejmë kur të rifillojë jeta në normalitet.

Forca. Na duhet vetëm nje shtytje e vogel me mendjen.

Do ia dalim”, shkruan Ermali në profilin e tij në ‘Instagram’.

 

View this post on Instagram

Miq mos me gjykoni por unë në fakt e kam shijuar shumë këtë kohë. Mendoj qe ka shume si unë. Po rri me fëmijët dhe mendoj gjithë kohës sa shumë kohë kam humbur larg tyre... Kjo që ndodhi duket sikur është sinjal nga Planeti. Sikur thotë Stop, Slow Down... Çdo ditë vrap për të kapur ritmin, për të shitur më shumë, për të fituar më shumë...Për të qenë i pari. Më shumë lekë, më shumë famë, më shumë çdo gjë... Dhe tani... E shohim njëri tjetrin si rrezik per jetën. Eshtë si detotks për ndjenjat. Terapi dashurie me detyrim. Përseri mendoj që Dhuratat vijnë përmes Problemit. Sa me i madh Problemi, aq më e madhe Dhurata. Kushedi çfarë dhurate do ti vijë njerëzimit nga ky dëm ekonomik. Sa mbarova një Master online dhe po filloj një tjetër për Production. Kisha 6 muaj që nuk e mbaroja dot... Pashë 5 sezonet e Breaking Bad në Netflix dhe po lexoj shumë për marketingun. Kam kohë për aerobi dhe për çdo gje. Dheeee po fle me shumë.kisha 20 vjet që nuk flija kshu... Mendoj që këtë po bëjnë pjesa më e madhe. Pra po behemi më të mirë. Dhe po karikohemi me energji qe te shperthejmë kur të rifillojë jeta në normalitet. Forca. Na duhet vetëm nje shtytje e vogel me mendjen. Do ja dalim.

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on

Article Logic
Execution time: 0.0042350292205811