INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ermal Mamaqi lë nam në mes të Selanikut, shikoni çfarë bën  [FOTO]

Ermal Mamaqi lë nam në mes të Selanikut, shikoni çfarë bën [FOTO]

Publikuar më: 10:19 22-06-2017

Ai e bëri sërish!

Duket sikur Ermal Mamaqi  e ka vendosur të lërë  nam në mes të çdo shteti apo qyteti ku do të shkojë, duke e bërë secilin prej tyre pjesë të aventurave të tij. Këtë herë moderatori i "Xing me Ermalin" ka udhëtuar drejt Selanikut për koncert bashkë me disa nga miqtë dhe kolegët e tij. Duke qenë se nuk i kanë mjaftuar aventurat e bëra rrugës, Ermali dhe miku i tij i ngushtë, Ergi kanë pozuar në mes të Selanikut në një mënyrë të pazakontë. Teksa kanë tentuar të bëjnë të fortin, Ermali ka ngritur bluzën lart ndërsa Ergi veç bluzës, ngriti edhe të mbathurat. Një pozë kjo që ka tërhequr vëmëndjen e të gjithë kalimtarëve, por që për dy aktorët ka qenë diçka tejet normale.

Për diçka jemi të sigurtë. Kjo nuk është hera e parë dhe nuk do të jetë as e fundit që do ta shohim Ermalin në skena të çuditshme.

wqewqe.png

Article Logic
Execution time: 0.0037319660186768