INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ermal Mamaqi kritikohet nga një faqe meme-sh, ja si reagon ai [FOTO]

Ermal Mamaqi kritikohet nga një faqe meme-sh, ja si reagon ai [FOTO]

Publikuar më: 15:22 18-04-2017

 Moderatori Ermal Mamaqi ka arritur të fitojë simpatinë e të tjerëve me emisionin “Xing me Ermalin”.

Por si duket nuk mungojnë as kritikat drejtuar moderatorit. Këtë herë ka qenë një faqe memesh në Instagram e cila ka kritikuar Ermalin për emisionine  fundit.

“Bën një emision  me batuta që qarkullojnë në Facebook që prej vitit 2009, Ermal Mamaqi”, shkruan kjo meme.

“Me fal që po të bëj reklamë të keqe për emisionin vlla, por me ato që thua aty, prindërit tanë nuk qeshin se s’ia kanë idenë , ne jo se i kemi parë me qindra herë. Kush ngelet të qeshi? Ah, ne fakt qeshin ata aty në sallë, me pahir”, vazhdojnë ata.

Por si duket Ermali e ka marrë me mjaft sportivitet këtë kritikë, ndoshta edhe nga halli dhe iu ka kthyer përgjigje djemve: “Edhe këta në sallë qeshin se marrin lekët vëlla”

Megjithatë si duket djemtë janë penduar më pas ose Ermali ka bërë punë bindëse që ta fshijnë postimin. intv.al 

ermbrenda.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0019791126251221